Apeli lë në fuqi pezullimin nga detyra për presidentin e Urdhrit të Stomatologut

Shqipëria

Apeli lë në fuqi pezullimin nga detyra për presidentin e Urdhrit të Stomatologut

Më: 17 nëntor 2023 Në ora: 17:42
Foto ilustrim

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në fuqi masën e pezullimit nga detyra për Nikollë Dedën, presidenti i Urdhrit të Stomatologut.

Kreu i Urdhrit të Stomatologëve Nikollë Deda u pezulluar nga detyra dy javë më parë.

Ai akuzohet se shpërdoroi detyrën duke shkarkuar pa të drejtë një punonjës.

Sipas njoftimit të policisë, 68-vjeçari nuk ka zbatuar rregulloren e brendshme për zgjedhjet e reja të Komitetit Drejtues, dhe me afat të përfunduar si mbajtës i këtij posti, ka shkarkuar pa të drejtë nga detyra një punonjës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat