Analisti zbulon gabimin e fundit që Malltezi bëri pasi doli nga burgu

Shqipëria

Analisti zbulon gabimin e fundit që Malltezi bëri pasi doli nga burgu

Më: 21 nëntor 2023 Në ora: 22:50
Jamarbër Malltezi

Analisti Enton Abilekaj tha në “Now me Erla Mëhillin” se qëndrimi i Jamarbër Malltezit pas daljes së tij nga paraburgimi, me anë të statusit të tij, nuk ishte shumë korrekt.

Sipas Abilekajt, një reagim i tillë duket si një skemë për t’u mbrojtur politikisht ndërkohë që ai duhet të mbrohet në mënyrë civile, pasi reagimi politik e komplikon më tepër çështjen.

“Nëse SPAK ata i ndjek në gjendje të lirë për ngjarje që ka ndodhur para pak vitesh, e për të cilën ata mund të përdorin pushtetin edhe për të prishur provat, nuk kanë arsye përse të mos veprojnë me një person i cili hetohet për një ngjarje të para 10 viteve ku nuk ka as pushtet dhe as prova për të prishur.

Reagimi politik, për mua vetëm sa e komplikon çështjen. Ne themi a kemi të bëjmë me një dosje politike? Uroj të mos kemi, kjo do duket hap pas hapi, por nëse subjekti sapo hetohet thotë, ky është hetim politik, kjo duket si skemë për t’u mbrojtur politikisht,  në vend që të mbrohet si civil. Unë nuk do doja ta shikoja nga askush as nga zoti Berisha, deri në momentin që duket vërtet sikur ka një tendencë”,-tha Abilekaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat