Vlerësimi i punës së SPAK/ Baçi: Pse nuk e heton shembjen e Teatrit Kombëtar

Shqipëria

Vlerësimi i punës së SPAK/ Baçi: Pse nuk e heton shembjen e Teatrit Kombëtar

Më: 24 nëntor 2023 Në ora: 22:41
Analisti Agim Baçi

Analisti Agim Baçi ishte  këtë të premte në “Barometri” në Euronews Albania për të folur rreth besueshmërisë së SPAK.

Sipas sondazhit të bërë nga “Barometri” SPKA del në krye të institucioneve shqiptare për sa i takon besueshmërisë, por Baçi ngriti pyetjen, pse ky institucion ende nuk ka filluar një hetim për shembjen e Teatrit Kombëtar, apo çështje të tjera me rëndësi.

“Mua më intereson si shqyrtohen çështjet. Është e vërtetë që Dumani i ka dhënë një fytyrë tjetër SPAK-ut por unë kam pikëpyetjet e mia. Si është e mundur që ka 5 vjet që është prishur Teatri Kombëtar dhe ende nuk ka një përgjigje nga SPAK-u nëse kishte apo hetim, ishte apo jo çështje.

Çfarë e pengon SPAK-un? Ne e kemi parë të gjithë se si është shembur Teatri Kombëtar, ka qenë një godinë, pasuri publike e shqiptarëve as e PD-së as e PS-së. Si është e mundur që nuk ka asnjë përgjigje edhe sikur të thotë nuk ka çështje, por e ka lënë pezull”,-tha Agim Baçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat