U bllokua nga reshjet e dëborës, rihapet qarkullimi në aksin e Rrugës së Arbrit

Shqipëria

U bllokua nga reshjet e dëborës, rihapet qarkullimi në aksin e Rrugës së Arbrit

Më: 26 nëntor 2023 Në ora: 10:06
Foto ilustrim

Aksi i rrugës së Arbrit, bypass-Qafë Murrizë, e cila ditën e djeshme u bllokua për shkak të reshjeve të dendura të dëborës është rihapur për qarkullimin e automjeteve.

Policia bëri me dije se edhe akset  rrugore Peshkopi-Maqellarë- Bulqizë; Bulqizë-Ura Vashës-Klos; Klos-Burrel-Ulëz, janë të hapura.

Mbrëmjen e djeshme, Policia e Dibrës u angazhua duke iu ardhur në ndihmë drejtuesve të automjeteve dhe pasagjerëve që mbeten të bllokuar në Qafë Murrizë, ku me mjetet e policisë të kalueshmërisë së lartë bënë evakuimin e tyre. Firmat e mirëmbajtjes së këtyre akseve rrugore po vijojnë në hedhjen e kripës dhe pastrimin e rrugës nga akulli.

“Policia e Dibrës është e gjitha në gatishmëri të plotë dhe iu bën thirrje të gjithë përdoruesve të rrugës, të shmangin lëvizjet e panevojshme në rrugë,  të tregojnë kujdes maksimal pasi ka prezencë akulli në rrugë, të përdorin gomat  dimërore dhe mos të qarkullojnë pa mjetet antirrëshqitëse”, apelon policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat