Baba Mondi për 111-vjetorin e Pavarësisë: Dita me shi, tregon vështirësitë që kanë kaluar të parët tanë për ngritjen e flamurit

Shqipëria

Baba Mondi për 111-vjetorin e Pavarësisë: Dita me shi, tregon vështirësitë që kanë kaluar të parët tanë për ngritjen e flamurit

Më: 28 nëntor 2023 Në ora: 11:26
Baba Mondi

Baba Mondi ka qenë një ndër pjesëmarrësit në ceremoninë e ngritjes së flamurit në Vlorë.

Ai shprehet kjo është një ditë e shënuar për të gjithë shqiptarët dhe shiu që bie, tregon vuajtjet që kanë kaluar të parët tanë që ngritën flamurin.

Ditë e shënuar për të gjithë shqiptarët, një ditë e bukur pavarësisht se është me shi, por tregon kohën e vështirë që kaluan të parët tanë, që ngritën këtë flamur të shkëlqyer, që ndriçon dhe do ndriçojë, siç ndriçojnë shqiptarët në kohërat që i kanë dhënë Shqipërisë dhe botës, për dashuri, për paqe, për mirësi. Jemi i vetmi komb që nuk kemi pushtuar asnjë, kemi luftuar gjithmonë për lirinë dhe pavarësinë e këtij kombi dhe ia kemi arritur me 111-vjetorin e kësaj dite të bukur”, shprehet Baba Mondi.

Ndërsa kryetari i Bashkisë së Vlorës, Ermal Dardha shprehet se kjo është një ditë e rëndësishme jo vetëm për Shqipërinë, por është dita kur Vlora është kryeqyteti i të gjithë shqiptarëve dhe se ndihet krenar

“Është simbolikë e rëndësishme jo vetëm për Shqipërinë, është ajo dita kur Vlora është kryeqyteti i të gjithë shqiptarëve kudo ndodhen, prandaj ndihemi shumë krenarë që të gjithë trevat e Shqipërisë janë mbledhur për të festuar me ne këtu së bashku, në këtë ditë të veçantë që është 28 nëntori. I uroj të gjithë shqiptarëve kudo ndodhen, gëzuar festën e Pavarësisë dhe të çlirimit që është ditën e nesërme”, u shpreh kryetari i Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat