Gjendet i pajetë 38-vjeçari nga Letonia në Shkodër, dyshimet e para

Shqipëria

Gjendet i pajetë 38-vjeçari nga Letonia në Shkodër, dyshimet e para

Më: 30 nëntor 2023 Në ora: 18:35
Foto ilustrim

Një shtetas nga Letonia, rezident në Mbretërinë e Bashkuar është gjetur i pajetë në Shkodër të enjten.

Policia tha se pasditen e sotme, shtetasi E. T., 52 vjeç, rezident në Mbretërinë e Bashkuar, ka njoftuar sallën operative të Policisë së Shkodrës, se në banesën e tij, në lagjen “Gjuhadol”, ka gjetur të pajetë shokun e tij, shtetasin letonez L. Z., 38 vjeç , rezident në Mbretërinë e Bashkuar.

Nga veprimet e deritanishme hetimore rezulton se 38-vjeçari i ardhur në Shqipëri, për qëllime turistike, e ka humbur jetën për shkaqe natyrore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe për dokumentimin e shkakut të humbjes së jetës së 38-vjeçarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat