“Kupola është qeveria”- Lubonja për mafien shqiptare: Jemi si Kalabria e viteve ’60

Shqipëria

“Kupola është qeveria”- Lubonja për mafien shqiptare: Jemi si Kalabria e viteve ’60

Më: 30 nëntor 2023 Në ora: 23:59
Analisti Fatos Lubonja

Një ditë më parë, kryeprokurori i Napolit, Nicola Gratteri deklaroi se mafia shqiptare është ndër tre më të rrezikshmet në Evropë.

Analisti Fatos Lubonja komentoi këtë deklaratë, ndërsa theksoi se sipas tij, në fakt kupola e mafies në Shqipëri është qeveria.

Sipas tij, “shqiptarët e kanë filluar ekonominë pas viteve ’90, ku shumica janë marrë me trafik njerëzish, prostitucion dhe te krimi, pasi s’kemi qenë të zot të ndërtojmë një shtet ku njerëzit janë të edukuar.”

“Një shtet inkubator krimi”, tha ai në News24.

“Grateri nuk ka folur për herë të parë, ai është kryeprokuror i Napolit dhe nëse ju kujtohet kur doli çështja e Tahirit ai ka qenë atje. Që atëherë e kam dëgjuar të flasë për mafien shqiptare. ‘Shqipëria është si Kalabria e viteve ’60’, kam dëgjuar të thuhet.

Mafie ka dy kuptime, Grateri e përdor në kuptimin krim i organizuar. Fakti që përbëhet nga njerëz dhe nga një kombësi, kjo nuk mund të mohohet nga një raport, shqiptarët dalin të parët, më pas brazilianët dhe kolumbianët. Ç’është ky krim? Pse të rinjtë shqiptarë merren me drogë? Ne e dimë ç’po ndodh me të të rinjtë në Britani. Mafiet shqiptare rekrutonin të rinjtë. Shqiptarët e kanë filluar ekonominë pas viteve ’90, ku shumica janë marrë me trafik njerëzish, prostitucion dhe te krimi, pasi s’kemi qenë të zot të ndërtojmë një shtet ku njerëzit janë të edukuar. Një shtet inkubator krimi. Te ne nuk ka mafie me kupolë, kupola është qeveria.”, u shpreh Lubonja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat