Donte të vriste vëllezërit Nela, arrestohet në Spanjë i kërkuari i SPAK-ut

Shqipëria

Donte të vriste vëllezërit Nela, arrestohet në Spanjë i kërkuari i SPAK-ut

Më: 2 dhjetor 2023 Në ora: 13:28
Foto ilustrim

Është vënë në pranga nga autoritetet spanjolle Ismail Zeneli, një nga të shpallurit në kërkim nga SPAK, të grupit ku u arrestua dhe Erzen Brecani.

Ismail Zeneli është personi që dyshohet se donte të vriste vëllezërit Nela për hakmarrje pasi besonte se në vitin 2013 i kishin vrarë në sy të tij, vëllain  me emrin e ndryshuar, Xhem Krasniqi, krim që kishte ndodhur në Britaninë e Madhe.

Ai është arrestuar te enjte nga autoritet spanjolle dhe për të është kërkuar ekstradimi drejt Shqipërisë.

Ky grup u zbulua pas zbardhjes se radhës te komunikimeve ne aplikacionin Sky ECC, të mbërritura me letër-porosi nga autoritetet gjyqësore franceze.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat