“Korrigjimet janë të pamjaftueshme”- Nuk mori pjesë në Kuvendin Kombëtar, reagon Ervin Salianji

Shqipëria

“Korrigjimet janë të pamjaftueshme”- Nuk mori pjesë në Kuvendin Kombëtar, reagon Ervin Salianji

Më: 2 dhjetor 2023 Në ora: 15:31
Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka reaguar përmes një statusi në Facebook, për Kuvendin Kombëtar.

Përtej mungesës së tij në Kuvend, Salianji shprehet se opozita e ka jetike transformimin rikonceptimin, ridimensionimin dhe qasjen ndryshe me qytetarët dhe vetveten

Postimi i plotë deputetit të PD-së, Ervin Salianji:

Opozita e ka jetike transformimin, rikonceptimin, ridimensionimin dhe qasjen ndryshe me qytetarët dhe vetveten! Korrigjimet janë të pamjaftueshme, ndryshimet e thella më shumë se të domosdoshme!  Bashkimi mes vetes dhe hapja drejt shoqërisë është frymëmarrje jetike për opozitën sot!

Nevoja për ti hapur rrugën me meritë më të mirëve, profesionistëve me integritet, diasporës, të rinjve, shoqërisë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat