Dhunuan Gjergj Zefin me mjete të forta, arrestohet një prej autorëve në kryeqytet

Shqipëria

Dhunuan Gjergj Zefin me mjete të forta, arrestohet një prej autorëve në kryeqytet

Më: 2 dhjetor 2023 Në ora: 20:55
Dhunuan Gjergj Zefin me mjete të forta, arrestohet një prej autorëve në kryeqytet

Një prej 3 personave që ka dhunuar rreth dy muaj më parë Gjergj Zefin, administratorin e një portali, është arrestuar sot.

Zefi u dhunua me mjete të forta në rrugën “Bardhok Biba” në kryeqytet, ndërsa policia ka arrestuar sot një 31-vjeçar, i cili dyshohet se ka qenë një prej autorëve.

Sakaq, vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë ngjarje.

Njoftimi i policisë:

Kapet dhe vihet në pranga, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, njëri nga autorët e ngjarjes së ndodhur më datë 03.10.2023, ku në rrugën “Bardhok Biba”, u godit me sende të forta administratori i një portali.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në vijim të punës për identifikimin, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të ngjarjes së ndodhur më datë 03.10.2023, ku në rrugën “Bardhok Biba”, disa persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë goditur me sende të forta shtetasin Gj. Z., (adminiatrator i një portali), kanë vijuar veprimet e thelluara hetimore për dokumentimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore, të autorëve të dyshuar.

Si rezultat, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Elbasan, në Elbasan, u kap dhe u ndalua shtetasi R. B., 31 vjeç, banues në Elbasan.

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë ngjarje.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti me të cilin dyshohet se 31-vjeçari është larguar nga vendi i ngjarjes, si dhe aparati i tij celular.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat