Arrestohet 40 vjeçari në Vlorë, akuzohet si bashkëpunëtor për pengmarrjen e një personi dhe plagosjen e tij

Shqipëria

Arrestohet 40 vjeçari në Vlorë, akuzohet si bashkëpunëtor për pengmarrjen e një personi dhe plagosjen e tij

Më: 3 dhjetor 2023 Në ora: 10:05
Foto ilustrim

Një 40 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Vlorës pasi akuzohet se së bashku me disa të tjerë morën peng një person dhe e dhunuan me sende të forta.

Ngjarja ka ndodhur në fillim të këtij viti. Ai ishte shpallur në kërkim pasi ndaj tij gjykata e Sarandës kishte caktuar masën “arrest me burg”.

Ndaj tij rëndojnë akuzat “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Plagosja e rëndë me dashje”, të kryera në bashkëpunim. 40 vjeçari së bashku me 4 të tjerë, tashmë të arrestuar kanë mbajtur me forcë në automjet një person, e kanë plagosur me sende të forta dhe e kanë lënë pa ndjenja në rrugë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat