Kundërshtoi policët në një spital, arrestohet një 33-vjeçar i shpallur në kërkim

Shqipëria

Kundërshtoi policët në një spital, arrestohet një 33-vjeçar i shpallur në kërkim

Më: 6 dhjetor 2023 Në ora: 14:27
Foto nga vendi i ngjarjes

Një 33-vjeçar që ishte shpallur në kërkim pasi kundërshtoi policët është arrestuar në Vlorë.

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i ka caktuar 33-vjeçari B.A masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kundërshtim i punonjësve të policisë”.

Pasi në muajin qershor, në ambientet e spitalit të Vlorës, ka kundërshtuar me forcë punonjësit e Policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat