Ambasadori i ri i BE: Shqipëria rol kyç në rajon, qasja Euroatlantike aset për Brukselin

Shqipëria

Ambasadori i ri i BE: Shqipëria rol kyç në rajon, qasja Euroatlantike aset për Brukselin

Më: 7 dhjetor 2023 Në ora: 08:38
Silvio Gonzato

I sapombërritur në Tiranë me detyrën e ambasadorit të BE në Tiranë, Silvio Gonzato, foli për herë të parë për rolin kyç të Shqipërisë në rajonin e Ballkanit, por edhe kontributin e dhënë në arenën ndërkombëtare, në një kohë që është edhe pjesë e Këshillit të Sigurimit.

Në tryezën e mbajtur dje në Tiranë për të ardhmen e Ballkanit në BE, ambasadori Gonzato tha se Shqipëria ishte i vetmi vend në Ballkan që nuk kishte probleme me fqinjët, ndërsa e vlerësoi qëndrimin e Shqipërisë dhe qasjen e saj euroatlantike, si aset për bllokun evropian.

“Kam parë se sa të aftë kanë qenë diplomatët tuaj për të siguruar që Shqipëria si anëtare Këshilli i Sigurimit të mund të kontribuojë vërtet në mbrojtjen e rendit ndërkombëtar të bazuar në rregulla. Qasja euroatlantike e Shqipërisë si dhe partneriteti i saj është një aset i madh i BE-së, pa asnjë diskutim. Një tjetër kontribut që mund të japë Shqipëria është roli kyç në Rajon, çka vlerësohet shumë si një faktor shënjues për stabilitetin në Rajon”, deklaroi dje Gonzato, Ambasadori i BE-së në Tiranë.

Ajo çka njëzëri u përmend nga diplomatët e pranishëm gjatë kësaj tryeze organizuar nga Instituti Shqiptar i Medias ishte qasja që Shqipëria ka sa i takon linjëzimit me vlerat dhe politikat e Bashkimit Europian. Ambasadori i Spanjës në Shqipëri, Alvaro Renedo Zalba nënvizoi se jo vetëm Evropa i jep Shqipërisë, por edhe Shqipëria i jep Evropës, ndaj vendi i saj është në Bashkimin Evropian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat