Konflikt mes adoleshentëve në Tiranë, një i plagosur

Shqipëria

Konflikt mes adoleshentëve në Tiranë, një i plagosur

Më: 7 dhjetor 2023 Në ora: 13:39
Foto ilustrim

Dy adoleshentë, 15 dhe 16 vjeç, janë konfliktuar me njëri tjetrin këtë të enjte në Tiranë.

Për pasojë është lënduar me mjet prerës 15 vjeçari, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Bedri Karapici”.

16-vjeçari është shoqëruar në komisariat së bashku me prindërit. Ndërkohë grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të konfliktit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat