Ishte në kërkim nga SPAK-u, arrestohet në Kosovë Gëzim Çela

Shqipëria

Ishte në kërkim nga SPAK-u, arrestohet në Kosovë Gëzim Çela

Më: 8 dhjetor 2023 Në ora: 19:18
Gëzim Çela

Arrestohet në Kosove Gëzim Çela i cili akuzohet për trafik droge dhe grup kriminal, ndërsa njihet si “baroni i Fushë Kuqes”.

Ai akuzohet për trafikun e drogës më 13 qershor 2014, ku gjatë operacionit të Policisë në shtëpinë e tij në Fushë Kuqe të Mamurrasit, u zbuluan 18 kg kokainë.

Nga hetimet e para rezultoi se droga vinte nga Turqia, dorëzohej në vilën në Fushë Kuqe, në pronësi të Gëzim dhe Kujtim Çelës dhe më pas dërgohej në Fier.

Prej këtu niste rrugëtimi drejt Italisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat