Veliaj: Nga sot 5 shkolla në Tiranës prodhojnë energji elektrike nëpërmjet paneleve Fotovoltaike

Shqipëria

Veliaj: Nga sot 5 shkolla në Tiranës prodhojnë energji elektrike nëpërmjet paneleve Fotovoltaike

Më: 9 dhjetor 2023 Në ora: 10:25
Foto ilustrim

Pas digjitalizimit të shumë prej shërbimeve, në kryeqytet ka nisur puna për vendosjen e impianteve fotovoltaike nëpër shkolla.

Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj shprehet se deri më tani janë 5 shkolla që prodhojnë e energji përmes paneleve.

“Nga sot 5 shkolla në Tiranës  prodhojnë energji elektrike nëpërmjet paneleve Fotovoltaike duke sjell reduktimin e 27,000 kilogramë C02 në mjedis dhe kursim financiar. 

Falë “Sunny School” rrisim pavarësinë energjike të shkollave duke fuqizuar përpjekjet kundër ndryshimeve klimaterike. 

Faleminderit Fondacioni Soros Shqiperi – OSFA”, shkruan Veliaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat