Të moshuarit të pakënaqur me bonusin: Me 5 mijë lekë nuk blejmë dot asgjë

Shqipëria

Të moshuarit të pakënaqur me bonusin: Me 5 mijë lekë nuk blejmë dot asgjë

Më: 10 dhjetor 2023 Në ora: 16:11
Foto ilustrim

Bonusi i fundvitit, nuk i ka kënaqur pensionistët, në Sarandë.

Ata shprehen se çmimet e qytetit bregdetar 5000 nuk mjaftojnë, dhe së paku bonusi duhet të ishte të paktën  10 mijë lekë të reja.

“Më atë 50 mijë lekshin, unë si pensionist , jo unë po të tërë nuk jemi të kënaqur, për arsye se me këto çmime , që janë sot në treg ajo 50 mijë lekshin qe 5 me hiç, fare.

Nuk mundem ta bëj unë festën me ato para me atë 50 mijë lekshin, nuk mundet jo unë po të tërë. ”

“Ehh të paktën ta kishte dyfishuar po ta kishte bërë 100 mundet të kishte njëfarë kënaqësie diçka do bënim për Vitin e Ri.”

“Ta kishte bërë 100 të paktën , ta kishte rrumbullakosur me dy zero.”

Një pjesë e mirë e të moshuarve e kanë tërhequr bonusin, për medikamente të nevojshme, apo detyrime financiare të përmuajshme, ndërsa të tjerë i kanë blerë që tani produkte ushqimore për tryezën e fundivitit.

” Prisha sot i mora antibiotik edhe një ilaç tjetër bën 15 mijë lekë.

Po edhe po s’dolën do na ndihmojnë fëmijët ato ikën u prishen, ca ishin 50 mijë lek dira në xhep gjithë ditën qytetari ku do ven?”

“Po bonusi i fund vitit ?

Nuk bën dot asnjë  gjë, çfarë do bësh do paguash ujin, do paguash dritat, do blesh mish me 15 mijë lekë kg, do blesh djathë çfarë do blesh, po ne e kemi tërhequr por festat e fundivitit do ti kalojmë me mundësitë tona që kemi.”

“E tërhoqëm kemi blerë arra dhe sheqerin se e kemi për tradite të bëjmë bakllava, dhe do ta festojmë me rrogën, është dite e shënuar kjo festë e vitit te ri, atë e kemi tradicionale.”

Saranda këtë vit  është pushtuar, nga atmosfera magjike e festave por duket se të moshuarit me pak të holla në xhep nuk po i gëzohen festave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat