Gjykata tërhiqet për vendim, Beleri akuza: Po mbahem në burg për interesa të Ramës

Shqipëria

Gjykata tërhiqet për vendim, Beleri akuza: Po mbahem në burg për interesa të Ramës

Më: 11 dhjetor 2023 Në ora: 16:58
Fredi Beleri

GJKKO është tërhequr për të marrë një vendim lidhur me kërkesën e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës Fredi Beleri për t’u lejuar që të bëjë betimin.

Nga kafazi i hekurt i gjykatës, Beleri ka hedhur sërish akuza në drejtim të kryeministrit Edi Rama, që sipas tij po e mban në burg për interesat e veta politike.

“Sot po drejton bashkinë e Himarës dikush që nuk është i mandatuar nga votuesit. Ai ndërkohë po jep tendera dhe po abuzon me bashkinë e Himarës duke lejuar ndërtime pa leje. Po mbahem në burg sepse kështu i intereson kryeministrit. Insistimi i vazhdueshëm i SPAK për të dalë kundër kërkesës pavarësisht se nuk e ka për obligim ligjor tregon presionin politik që ka. Në presion dukshëm janë edhe GJKKO e burgjet. Jam mandatuar për të drejtuar bashkinë, jam zgjedhur nga votuesit e Himarës, që më besuan në procesin e përzgjedhjes si kandidat por edhe o koalicionit bashkë fitojmë por edhe si fitues i zgjedhjeve”, tha Beleri.

Beleri ndodhet në paraburgim me akuzën për blerje votash për zgjedhjet lokale të 25 prillit të këtij viti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat