Nuk i mbijeton aksidentit të rëndë dy ditë më parë në aksin Librazhd-Prrenjas, humb jetën njeri prej 6 të plagosurve

Shqipëria

Nuk i mbijeton aksidentit të rëndë dy ditë më parë në aksin Librazhd-Prrenjas, humb jetën njeri prej 6 të plagosurve

Më: 13 dhjetor 2023 Në ora: 11:51
Foto ilustrim

Një nga gjashtë të plagosurit nga aksidenti i frikshëm, i dy ditëve më parë në aksin Librazhd-Prrenjas, ndërroi jetë.

Aksidenti ndodhi në vendin e quajtur “Ura e Mërkurit”. Automjeti me drejtues me iniciale A. S. është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin Gj. P.

Nga raportimet e policisë, fillimisht u plagosën 3 pasagjerë në automjetin me drejtues A. S. dhe 3 të tjerë në automjetin me drejtues Gj. P. Për të plagosurit u tha se ndodhen në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën, por njëri prej tyre nuk i mbijetoi dot plagëve, duke ndërruar jetë sot.

Siç duket edhe nga pamjet një nga makinat ka përfunduar në barrierat mbrojtëse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat