Sahatçiu: Nga 100 lekëshi te 1 mijë lekëshi, ja kartmonedhat jashtë funksionit

Shqipëria

Sahatçiu: Nga 100 lekëshi te 1 mijë lekëshi, ja kartmonedhat jashtë funksionit

Më: 14 dhjetor 2023 Në ora: 08:33
Ervin Sahatçiu

Ervin Sahatçiu ishte mëngjesin e kësaj të enjteje në “Good Morning Albanians” ku tregoi se cilat janë ato kartëmonedha të cilat duhet të kthehen në sportelet e bankave, pasi afati i përdorimit të tyre ka mbaruar.

Ai tha se përdorimi i këtyre kartëmonedhave ka mbaruar që nën vitin 2011-2012, ndërsa tani është mundësia e fundit e kthimit të tyre në banka duke i këmbyer me kartëmonedhat e reja.

“Në fakt është një vendim shumë i hershëm i bankës. Këto kartëmonedha janë pjesë e serisë së parë të kartëmonedhave që banka ka emërtuar në fillim të viteve 90 dhe bëhet fjalë për katmonedhat, prerjet 100 lekë me imazhin e heroit kombëtar dhe me imazhin e Fan Nolit, janë emëtime të viteve ‘93-‘96.

Janë prerja 500 lekë, imazhi i vajzës me lule djalli dhe imazhi i Naim Frashërit, emëtime të viteve ‘91-‘97 dhe prerja 100 lekë, imazhi i Skënderbeut, emëtime të viteve nga ‘92-‘96. Këto kartëmonedha, kursi ligjor i tyre ka mbaruar para vitit 2011-2012 dhe ato nuk janë përdorur më si mjet pagese brenda territorit të republikës së Shqipërisë pas atyre bankave.

Banka kishte lënë një afat mbi 10 vjeçar që këto kartëmonedha të këmbehen brenda sporteleve bankare”,-tha Sahatçiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat