Tensione para Kuvendit, Bardhi: Ka më shumë forca sigurie se sa deputetë, s’na lejojnë të futemi në sallë

Shqipëria

Tensione para Kuvendit, Bardhi: Ka më shumë forca sigurie se sa deputetë, s’na lejojnë të futemi në sallë

Më: 14 dhjetor 2023 Në ora: 09:53
Foto nga vendi i ngjarjes

Deputetët e opozitës janë përplasur me Gardën duke tentuar të futen në sallën e Kuvendit. E tensionuar është paraqitur situata ditën e sotme, pasi deputetët e përjashtuar kanë paralajmëruar se nuk do të lejojnë vijimin e punës.

Hyrjet e Kuvendit janë të bllokuara. Ndërsa parlamenti pritet të vijojnë punimet në orën 10:30. Ndërsa Gazment Bardhi ka theksuar se  janë gardistët që nuk po lejojnë deputetët të futen në seancë.

“Gardistë që nuk lejojnë deputetë të futen në sallë. Ka më shumë forca sigurie se sa deputetë të Kuvendit të Shqipërisë”, ka thënë Bardhi.

Por nga ana e saj PS e ka bërë të qartë se pavarësisht kaosit të opozitës mazhoranca do të vijojë punën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat