Nesho: Rama dështoi plotësisht në Bruksel

Shqipëria

Nesho: Rama dështoi plotësisht në Bruksel

Më: 15 dhjetor 2023 Në ora: 00:21
Ish- ambasadori, Agim Nesho

Ish- ambasadori, Agim Nesho, në emisionin ‘3D’ në RTSH, deklaroi se samiti i Ballkanit Perëndimor me BE-në, dhe dokumenti final, parë në këndvështrimin e Shqipërisë, ishtë një dështim për kryeministrin Edi Rama.

Sipas tij, në këto kushte, kreu i qeverisë shqiptare duhej të kishte dhënë dorëheqje, akte që, sipas tij, “ndodhin në vende normale demokratike”.

“Kemi të bëjmë me një lider që për një periudhë të gjatë premton shumë dhe s’bën asgjë. Situata në vend është e tillë që nuk përmbush standarded e një vendi demokratik normal. Në këto kushte Rama duhej të jepte dorëheqje. Është një dështim i Ramës. Shqipëria, në të gjitha pikat e deklaratës së BE-së, ka mbetur. Vendet ballkanike duhet të merren me përmbajtjen dhe jo me formën.

Ka dështim sepse s’kemi të bëjmë ne shtet të së drejtës, kemi një shtet të kapur, s’ka balancë të pushteteve dhe probleme serioze me çështjet ekonomike. Kemi politizim të vendit në formë putiniste. Vendet ballkanike vuajnë nga fenomeni i krimit të organizuar. Ne s’ishim gati. Deklarata finale ka të bëjë me gjithë Ballkanin, por ne shohim pjesën tonë. Aty del qartë se Shqipëria ka një demokraci të asfiksuar”, tha Nesho.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat