Rikthehen reshjet e dëborës në juglindje, “zbardhet” Dardha dhe Voskopoja

Shqipëria

Rikthehen reshjet e dëborës në juglindje, “zbardhet” Dardha dhe Voskopoja

Më: 15 dhjetor 2023 Në ora: 10:07
Pamje nga vendi i ngjarjes

Rikthehen reshjet e dëborës në zonat malore në juglindje të vendit. Në Dardhë gjatë natës ka rënë mbi 5 cm dëborë, ndërkohë që reshjet e dëbëorës kanë nisur edhe në Voskopojë dhe në Qafën e Qarrit.

Aktualisht po punohet për pastrimin e akseve. Situata duket nën kontroll dhe nuk raportohen probleme.

Në një prononcim për Euronews Albania, meteorologia Lajda Porja tha se temperaturat duke filluar nga e premtja do të bien ndjeshëm duke zbritur në -5 gradë celcius.

“Dita e premte të ketë një rënie të temperatruave dhe në mëngjes kjo do të sjellë reshje të dëborës në zonat malore. Të premten do të kemi rënie duke bërë që dhe fundjava të ketë -5, -6 gradë celcius në zonat verilindore dhe maksinalet nga 19 sot do të jenë jo më shumë se 12 gradë”, tha Porja.

Ndërkohë dhe Drejtoria e Përgjithshme Detare, ka paralajmëruar se do të ketë përkeqësim të situatës detare.

Sipas meteorologes, era do të shkojë deri në 80 km në orë, në det të hapur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat