Reshje dëbore gjatë natës në disa akse, ARRSH: Pajisuni me zinxhirë

Shqipëria

Reshje dëbore gjatë natës në disa akse, ARRSH: Pajisuni me zinxhirë

Më: 16 dhjetor 2023 Në ora: 10:03
Foto ilustrim

Gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit ka pasur reshje të dendura dëbore në disa akse rrugore.

Dëbora ka rënë në Bilisht-Kapshticë, Qafë Qarri-Ersekë, në Dardhë, në Voskopojë, Zëmblak-Dogana Goricë, Pukë-Fushë Arrëz, Qafë Mali-Kukës dhe në Valbonë

Temperaturat kanë qenë në vlera negative deri në -3 °C

Sipas ARRSH, mjetet borëpastruese kanë punuar për pastrimin e borës dhe shpërndarjen e kripës dhe qarkullimi vijon pa probleme në të gjitha akset nacionale

Drejtuesit e mjeteve duhet të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet e mësipërme që janë me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat