Berisha zbulon qëllimin e thirrjes së protestës: Nuk ka lidhje me imunitetin tim! S’ka diktaturë bande që i ka rezistuar mosbindjes civile

Shqipëria

Berisha zbulon qëllimin e thirrjes së protestës: Nuk ka lidhje me imunitetin tim! S’ka diktaturë bande që i ka rezistuar mosbindjes civile

Më: 16 dhjetor 2023 Në ora: 13:17
Ish-kryeministri Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha, nga takimi në degën Gjirokastër është shprehur se protesta e thirrur ditën e hënë (18 dhjetor) nuk ka lidhje me imunitetin e tij.

Berisha u shpreh se nuk po protestohet për personin, por kundër grushtit të shtetit brenda shtetit, që sipas tij po e kryen Edi Rama.

Ish-kryeministri deklaroi po ashtu se protestat do të jenë të pandërprera dhe se kanë mision kthimin e votës së lirë dhe rrëzimin e asaj që e quan narkoqeveria Rama.

“Protesta e së hënës nuk ka lidhje me imunitetin tim. Në vitin 2012 kam dërguar në parlament ligjin për heqjen e mbrojtjes së deputetëve. Njeriu që e ka kundërshtuar është Edi Rama.

 Kjo që ndodh është grusht brenda shtetit. Të hënën, këta shkojnë në parlament për t’i imponuar Kuvendit vendimin e tyre antikushtetues për rëndim mase, për të treguar se janë larva në funksion të Edi Ramës.

Është poshtërim i Parlamentit, ndaj protestojmë. Nuk protestojmë për personin, por kundër grushtit të shtetit brenda shtetit që po bën Edi Rama. Protestat do të jenë të pandërprera dhe kanë për mision rikthimin e votës së lirë, rrëzimin e narkoregjimit të Ramës.

 Jam optimist se kjo do realizohet. Nuk ka diktaturë bande që i ka rezistuar mosbindjes civile”, tha Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat