Berisha në krah të Mitsotakis/ Ish-kryeministri shpjegon nga Gjirokastra arsyet e nisjes së protestës

Shqipëria

Berisha në krah të Mitsotakis/ Ish-kryeministri shpjegon nga Gjirokastra arsyet e nisjes së protestës

Më: 16 dhjetor 2023 Në ora: 16:14
Foto nga vendi i ngjarjes

Turi i Rithemelimit për aksionin opozitar vazhdon.

Ndalesa e radhës e Sali Berishës ishte me gjirokastritët, të cilëve po u shpjegon  arsyet e tij pse po ndodh mosbindja civile dhe pse duhet të bëhen pjesë e saj.

 “Sikur nuk jemi deputetët aty, por jemi figurantë që shkojmë sa për të thënë se parlamenti ka opozitë. Çfarë opozite jemi ne aty? Nuk jemi opozitë faktikisht, jemi falsitet. Duhet të themi realitetin. Në mënyrë të përsëritur i kisha thënë kryetares se po e shkatërron parlamentin, se nuk pajtohemi me ato që bëni ju , duke i dhënë mundësi të ndryshonte. Kjo solli fillimin e mosbindjes civile”, tha Berisha.

Mosbindja civile do të shtrihet edhe në rrugë, me një zinxhir protestash. Ai po përpiqet të bind demokratët se protesta e të hënës në dyert e kuvendit nuk është thirrur për hallin e tij.

“Pse protestojmë? Protesta e të hënës nuk ka lidhje me imunitetin tim. Nuk protestojmë për personin, por kundër grushtit të shtetit brenda shtetit që po bën Edi Rama. Protestat do të jenë të pandërprera”, tha Berisha.
Berisha i doli në krah kryeministrit grek Mitsotaks, duke e konsideruar të padrejtë vendimin e gjykatës për moslejimin e kryerjes së betimit të Fredi Belerit si kryetar I bashkisë Himarë.

 “Çfarë po kërkon Mitsotaks? Po kërkon që Beleri të trajtohet njësoj si janë trajtuar shqiptarët e tjerë që nga burgu kanë bërë betimin”, tha Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat