Shteti në aferën e inceneratorëve, politologu i njohur shpërthen ndaj Ramës

Shqipëria

Shteti në aferën e inceneratorëve, politologu i njohur shpërthen ndaj Ramës

Më: 17 dhjetor 2023 Në ora: 09:00
Edi Rama

Së fundi kryeministri Edi Rama ndryshoi qëndrim 360 gradë duke folur për përgjegjësi kolektive në aferën e inceneratorit të Tiranës.

Këtë ndryshim qëndrimi, politologu Ilir Kalemaj e sheh si mënyrë distancimi të vetë Ramës, nga rrethi i madh i të akuzuarve.

"Mendoj se fakti që është zgjeruar rrethi i bashkëpunëtorëve që janë përfshirë në këtë skenë abuziviste, mos të them kriminale, në kurriz të parave të buxhetit të shtetit, duhet thënë që kryeministrit ndoshta po mundohet të distancohet nga rrethi gjithnjë në rritje i ish-bashkëpunëtoreve të tij, të cilët fillojnë nga kupola, nga zv.kryeministri në dy mandate, Arben Ahmetaj, ish-ministri Koka, ish-bashkëpunëtorë të tij të ngushtë si Alqi Bllako, deputet i partisë së tij, për të mos folur për radhën e drejtorëve ndoshta edhe të kryebashkiakëve që janë të thirrur nga SPAK si persona në dijeni dhe së fundi drejtorëve të rëndësishëm të bashkisë Tiranë."

"Ndoshta e gjithë kjo ka dhënë disa kambana te kryeministri për faktin se nuk është një grup i vogël që ka pasur dijeni por është një grup i madh bashkëpunëtorësh të tij të veshur me pushtet.

Nga Italia Rama tha sot se pezullimi i ratifikimit të saj nga Gjykata Kushtetuese tregon se ai nuk e kontrollon dot drejtësinë."

Megjithëkëtë sipas Kalemaj, Rama e di që në fund vendimi do të jetë në favor të qeverisë, ashtu siç i ka premtuar kryeministres italiane.

"Ky është një argument që Ramës i volit që ta thotë në këtë mënyrë, pas gjithë kësaj situate të agravuar politike në Shqipëri, ku opozita po e akuzon se ai ka në kontroll të plotë drejtësinë, ku ai ka de funksionalizuar parlamentin, ku ai ka heqë çdo të drejtë oponence dhe politike opozitës. Pra, atij i voliti të thotë që funksionojnë institucionet, opozita ka të drejtë për të çuar padi, është Gjykata Kushtetuese, porse ai shtoi që përgjigja do të jepet shumë shpejt dhe jo në mars.

Pra, ai duket se ka një indicie për këtë gjë, dhe duhet të presim përgjigje deri në fund, që ai besojnë se kështu do të jetë në favor të qeverisë, në favor të lejimit të kampeve që i ka premtuar kryeministres Meloni."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat