Dhuna në familje/ Bien denoncimet në polici, por rritet kërkesa pranë shoqatave

Shqipëria

Dhuna në familje/ Bien denoncimet në polici, por rritet kërkesa pranë shoqatave

Më: 17 dhjetor 2023 Në ora: 15:24
Foto ilustrim

Nga fillimi i vitit 2023 e deri tani Gjykata e Shkallës së Parë Sarandë ka lëshuar gjithsej 36 urdhër mbrojtje. Shifër kjo më u ulëta në 5 vitet e fundit.

Dhuna në familje , një nga plagët e mëdha të shoqërisë shqiptare në qytetin bregdetar ka shënuar ulje të denoncimeve në polici, por rritje të numrit të vajzave dhe grave të cilat i drejtohen shoqatave të mbrojtjes së grave.

Psikologia Ana Mica pohon se vajzat dhe gratë po bëhet gjithnjë e më guximtare , për tu larguar nga dhuna në familje.

“Në shoqatën tonë numri i grave që kërkojnë konsultë psikologjike ka ardhur duke u rritur dhe më vjen mirë që e kanë bërë atë ndryshim dhe kuptojnë që ndihen të ofenduara , apo të pambëdhtëtura dhe vijnë e kërkojnë këtu atë ndihmën që kanë nevoje”- tha ajo.

Gratë dhe vajzat janë ndërgjegjësuar se dhuna nuk duhet toleruar dhe as heshtur para saj.

“Nëse më përpara ishte tabu të flisje për dhunën në familje sot gratë janë më të guximshme fal edukimit dhe informimit të vazhdueshëm, nga shoqëria civile nga të gjitha institucionet janë me të guximshme të dalin të flasin dhe të tregojnë , ta raportojnë, ta denoncojnë dhunën”- shtoi ajo.

Ata që kërkojnë ndihmë janë kryesisht 25-40 vjeç.

“Rreth 80 gra dhe vajza që kanë kërkuar ndihmë mbështetje këtu, qoftë ajo në forma të ndryshme si psikologjike, qoftë për tu punësuar apo për mënyrat e prindërit sepse e dimë shumë mirë që dinamikat familjare ndikojnë”-shtoi ajo.

Dhuna në familje është një fenomen që prek të gjitha gratë dhe vajzat në vend. Sipas raporteve zyrtare të paktën një në 5 gra kanë përjetuar një formë dhune gjatë jetës së tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat