Më shumë para nga emigrantët, shtohen dërgesat e shqiptarëve jashtë vendit

Shqipëria

Më shumë para nga emigrantët, shtohen dërgesat e shqiptarëve jashtë vendit

Më: 18 dhjetor 2023 Në ora: 13:57
Foto ilustrim

Dërgesat e emigrantëve në periudhën korrik-shtator kanë arritur në vlerën 233 milionë euro, që është shifra më e lartë e dërguar në një sezon  3-mujor, që prej vitit 2008 kur janë raportimet e para të Bankës së Shqipërisë.

Ndërkohë, brenda 9 muajve të parë të vitit 2023, emigrantët kanë sjellë 677 milionë euro, 58 milionë euro më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

Vlera e remitancave mund të jetë më e lartë, pasi ka emigrantë që zgjedhin që paratë për familjarët e tyre t’i sjellin cash dhe jo nëpërmjet kanaleve formale.

Një trend të tillë e raporton edhe Eurostat, i cili flet për nivelin më të lartë të dërgesave vjetore përgjatë dekadës së fundit.

Ekonomia vendase është e varur nga këto ndihma, të cilat mbulojnë kostot e jetesës së më shumë se 40 mijë familjeve dhe mijëra pensionistëve.

Gjermania dhe Anglia janë vende nga ku transferohet pjesa më e madhe e parave, ndryshe nga disa vite më parë, kur dominonin Greqia dhe Italia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat