Përfshihet nga zjarri një fabrikë vaji në Tiranë

Shqipëria

Përfshihet nga zjarri një fabrikë vaji në Tiranë

Më: 18 dhjetor 2023 Në ora: 17:50

Një fabrikë vaji në Vaqarr të Tiranës është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të hënë.

Policia thotë se shërbimet zjarrfikëse kanë ndërhyrë në kohë duke bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Fatmirësisht nga zjarri nuk ka pasur persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rënies së zjarrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat