Policia rrugore lumë gjobash në Tiranë, 15 shoferë të arrestuar

Shqipëria

Policia rrugore lumë gjobash në Tiranë, 15 shoferë të arrestuar

Më: 19 dhjetor 2023 Në ora: 13:08
Foto ilustrim

Policia rrugore ka bërë bilancin e një javë në ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit rrugor.

Kështu, në 1 javë 15 shtetas të arrestuar ose proceduar penalisht, për vepra penale në fushën e qarkullimit rrugor.

Në total janë dhënë 9 405 masa administrative, mesatarisht 1343 masa në ditë;  167 për xhama të zinj; 576 për shpejtësi mbi normat; 140 për parakalim të gabuar; 349 për përdorim celulari gjatë drejtimit të automjetit; 312 për mosvendosje të rripit të sigurimit; 59 për mosvendosje të kaskës;  243 për mosdhënie përparësi këmbësorëve; 15 për mosrespektim të tabelës “STOP”;  6818 për qëndrim të gabuar; 726 masa për shkelje të tjera.

44 masa administrative janë me pezullim leje drejtimi; 10 automjete të bllokuara; 3 automjete me targa të huaja, për verifikim; 5 për detyrime të palikuiduara; 2 për mungesë dokumentacioni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat