Dyshohet se ka pasur rol në vrasjen e Arben Lleshit, Indrit Shaqjes i gjendet celulari brenda në qeli

Shqipëria

Dyshohet se ka pasur rol në vrasjen e Arben Lleshit, Indrit Shaqjes i gjendet celulari brenda në qeli

Më: 20 dhjetor 2023 Në ora: 11:06
Foto ilustrim

Policia gjyqësore e SHKBB i ka gjetur një telefon në qeli Indrit Shaqjes, shokut të qelisë së Arben Lleshit, që mbeti i vrarë disa ditë më parë brenda burgut të Peqinit.

Klan News raporton se Shaqja e kishte fshehur celularin në një arkë druri. Gjatë marrjes në pyetje ai ka pranuar prondësinë e celularit.

Ndërkohë një natë më parë në emisionin “Opinion”, gazetari Artan Hoxha, bëri me dije se është lëshuar një urdhër-arresti ndaj Shaqjes, i dënuar me burg përjetë dhe që në ngjarjen e 15 Dhjetorit mbeti i plagosur.

Sipas asaj që tha gazetari, dyshohet se Shaqja ka pasur rol në vrasjen e Lleshit nga Sokol Mjacaj.

“Për Indrit Shaqjen, Prokuroria e Elbasanit sapo ka lëshuar urdhër-arresti në lidhje me përfshirjen e tij në këtë ngjarje. Pra, nuk është se aty ka pasur një rol episodik dhe thjesht e ka njoftuar padashje”, u shpreh gazetari Hoxha në emisionin “Opinion” në Tv Klan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat