Gazetari: Çfarë do bëjnë ndërkombëtarët pas heqjes së imunitetit të Berishës

Shqipëria

Gazetari: Çfarë do bëjnë ndërkombëtarët pas heqjes së imunitetit të Berishës

Më: 21 dhjetor 2023 Në ora: 13:02
Lavdrim Lita

Gazetari Lavdrim Lita ishte këtë të enjte i ftuar në një intervistë për Euronews Albania për të komentuar rreth heqjes së imunitetit të deputetit Sali Berisha, gjë e cila votua nga 75 deputetë të mazhorancës.

Gazetari Lita tha se pas marrjes së këtij vendimi mbetet në dorën e SPAK-ut dhe prokurorëve.

“Me t’u zbardhur vendimi i Kuvendit, SPAK-u do të ketë në dorë letrën, shkresën dhe sipas interesit të dosjes mund ta çojë në Gjykatë ose mund ta mbajë pezull për ta ushtruar në një moment të dytë. Në nuk do kemi një logjikë automatike të vendimit. Të heqjes së imunitetit dhe të dërgimit të shkresës në Gjykatë.

Kjo është në diskrecionin e SPAK-ut dhe dy drejtuesve të dosjes, Kraja dhe Millonai. Unë pres që faktori ndërkombëtar, me heqjen e imunitetit të Berishës, që është fiks si ajo pileta në një dhomë e mbushur me ujë, që zbraz ujin, që e heq ujin nga qarkullimi.

Mendoj se do të kemi në janar komente apo deklarata në favor të opozitës reale, që janë partitë jashtë spektrit të zotit Berisha, jashtë ndikimit të tij. Unë pres një reagim ndërkombëtar në momentin kur parlamenti zbardh vendimin e heqjes së imunitetit dhe Berisha është një personazh si gjithë të tjerët që mund të përballet e duhet të përballet me drejtësinë. Në fokus do jetë ekuilibri politik, ku edhe opozita ka rolin e saj për parlamentin funksionar, me komisionet hetimore parlamentare ”,-tha Lita.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat