Alma Kaçi tregon arsyen pse i dha videon Abedin Oruçit: E njoh nga afër, por…

Shqipëria

Alma Kaçi tregon arsyen pse i dha videon Abedin Oruçit: E njoh nga afër, por…

Më: 24 dhjetor 2023 Në ora: 21:09
Alma Kaçi

Alma Kaçi, e akuzuar për korrupsion aktiv lidhur me një video-skandal ku duket se në këmbim të një tenderi ajo i ofron favore seksuale ish-kryebashkiakut Safet Gjici, tha se në të vërtet ajo ka qenë duke bërë një investigim.

Kaçi tha se ajo ka qenë e punësuar nga një emision investigativ për të parë abuzimet që ndodhnin nga kryebashkiaku në zyrë.

E pyetur se përse materialin filmik ia ka dhënë Abedin Oruçit, para se ta niste te emisioni investigativ ajo u përgjigj se dëshironte të shihnin bashkë materialin e filmuar.

“Unë ia kam dhënë se doja të shikonim bashkërisht materialin që kisha arritur të filmoja. Më pas ai ma ka marrë kartën me forcë”, tha Alma Kaçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat