Riaktivizohet zjarri në qendrën tregtare në Lushnje, rreziku vijon të jetë i lartë

Shqipëria

Riaktivizohet zjarri në qendrën tregtare në Lushnje, rreziku vijon të jetë i lartë

Më: 25 dhjetor 2023 Në ora: 22:27
Pamje nga vendi i ngjarjes

Riaktivizimet e shpeshta te flakëve në qendrën tregtare ne Lushnje, kanë vënë në gatishmëri të plotë forcat e shërbimit zjarrfikës dhe ndërhyrjes së shpejtë të cilat ndërhynë për të mbajtur nen kontroll situatën.

Pas evakuimit te banoreve rrezik mbetet siguria e banesave te tyre dhe e godinave përreth qendrës tregtare te cilat ndodhen shume pranë.

Fillimisht flaket janë lokalizuar ne katin e sipërm te godinës, ne tarracën qe lidh dy kullat, materiali i te cilës është prej dërrase duke favorizuar përhapjen e shpejte te flakëve.

Zjarrfikësit kane ndërhyrë me ndihmën e një vinçi për tu afruar sa me pranë vatrës se zjarrit duke e mbajtur nen kontroll. Rreziku mbetet i larte ne çdo moment për sa i përket riaktivizimeve pasi rrymat e ajrit qarkullojnë lirshëm përmes xhamave te thyer.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat