Si nisi zjarri i përmasave ‘gjigande’? Nis ekspertiza për dëmet e shkaktuara në qendrën tregtare të Lushnjes

Shqipëria

Si nisi zjarri i përmasave ‘gjigande’? Nis ekspertiza për dëmet e shkaktuara në qendrën tregtare të Lushnjes

Më: 26 dhjetor 2023 Në ora: 09:35
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një zjarr i përmasave gjigande ka përfshirë dje qendrën tregtare ‘Metropol’ në qytetin e Lushnjes i cili u përhap edhe në banesat në pallatet ngjitur.

Prej më shumë se 10 orësh, forcat zjarrfikëse, të Lushnjës, Fierit, Tiranës, Elbasanit, Vlorës e Beratit, luftuan për të shuar flakët por pa sukses edhe pse të pranishëm në vendngjarje ishin dhe ministrat balla dhe Koçiu.

Një ditë më parë rreth 42 persona u shtruan në spital pasi kishin probleme me frymëmarrjen mes tyre dhe 8 persona personel zjarrfikës. Ndërkohë zona është rrethuar me shiritin e sigurisë dhe pritet që të kryhet ekspertiza për të përcaktuar shkaqet e zjarrit si dhe dëmet e shkaktuara nga flakët.

Banorët po ashtu nuk janë lejuar që të shkojnë në banesat e tyre për të parë se çfarë ka lënë pas zjarri, që shpërtheu në mënyrë të papritur në të gjithë godinën. Qendra Tregtare e është ndërtuar në qendër të qytetit dhe ndodhet mes dy godinave 12 katëshe, katet e sipërme të të cilave funksiononin si apartamente banimi.

Flakët u riaktivizuan në orët e vona të natës në katin e katërt ku ndodhej dhe një lokal veror me strukturë druri si dhe disa zyra të administratës.

Mungesa e një autoshkallë e bënte të vështirë shuarjen e zjarrit, ndërsa zjarrfikësit hodhën ujë  nga kati i parë për në katin e katërt të qendrës që ishte duke u shkrumbuar. Flakët përpinë dhe katin e tretë të ndërtesës. 

Qendra tregtare u ndërtua në qendër të qytetit të Lushnjes rreth vitit 2015.  

Tre katet e para ishin shfrytëzuar si qendër tregtare për shitjen e materialeve industriale.

Kati i katërt ishte lokal veror dhe zyra, ndërsa kati i pestë dhe lart ishin apartamente ku banonin qytetarë. Zjarri mendohet se ka rënë në katin e tretë ose të katërt. Janë gati 100 firma që operonin në këtë qendër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat