Shifër rekord turistësh të huaj në Shqipëri, Rama: Mbrëmë kaloi mbi 10 milionë

Shqipëria

Shifër rekord turistësh të huaj në Shqipëri, Rama: Mbrëmë kaloi mbi 10 milionë

Më: 26 dhjetor 2023 Në ora: 10:30
Foto ilustrim

Më shumë se 10 milionë turistë të huaj kanë vizituar vendin tonë përgjatë këtij viti. Kjo shifër, që është rekord për turizmin shqiptar, u tejkalua mbrëmë.

Kryeministri Edi Rama e konsideron këtë arritje fantastike.

“Bashkë me Krishtlindjen kaloi edhe numri 10,000,000 i turistëve të huaj në Shqipëri; një arritje fantastike e paimagjinueshme deri pak vite më parë. 10 011 500 turistë të huaj kanë hyrë në vendin tonë deri mbrëmë”, ka shkruar Kryeministri Edi Rama në Facebook.

Viti 2023 është viti më i mirë i historisë së turizmit në Shqipëri me mbi 10 milionë vizitorë.

Synimi i qeverisë është që sezoni turistik të zgjatet përtej 3-mujorit dhe të kthehet në turizëm gjithëvjetor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat