GJKKO merr sot vendimin për Berishën, avokatja e njohur zbardh detajet: Ku do të “kyçet” ish-kryeministri

Shqipëria

GJKKO merr sot vendimin për Berishën, avokatja e njohur zbardh detajet: Ku do të “kyçet” ish-kryeministri

Më: 26 dhjetor 2023 Në ora: 11:06
Sali Berisha

Avokatja Anxhela Lami, në një intervistë për televizive, dha një pasqyrim të interpretimit ligjor të asaj që pritet të ndodhë me ish-kryeministrin, Sali Berisha, teksa vetëm disa orë na ndajnë nga artikulimi i masës së sigurisë nga Gjykata e Posaçme.

Lami bëri një ‘parashikim’ të masës së sigurisë që mund të caktohet duke theksuar se beson që do të jetë ajo e masës së “arrestit në shtëpi”.

“Ligjërisht patjetër që nuk mund të merret masë më e rëndë se kjo e kërkuar. Besoj se masa që do të merret është pikërisht masa “arrest në shtëpi”. Kështu që është masa e duhur përsa kohë ai e ka thyer njëherë masën e paraqitjes, pra e ka thyer njëherë dënimin e dhënë dhe patjetër duhet të ecim me një masë më të rëndë se ajo që nuk është zbatuar”.

Por, si do të funksionojë Sali Berisha si lider i PD dhe a mund të caktojë selinë blu siAvokatja  adresë banimi?

“Ligjërisht jo. Ai duhet të kryejë masën e sigurisë në adresën e tij të banimit, sepse patjetër adresa e selisë nuk është një adresë stabël përsa i përket funksionit të tij sepse në çdo moment mund të ndryshojë funksioni. Por, për sa kohë i përket nëse ai mund të drejtojë partinë e vetë, përsa kohë nuk ka marrë dënim të formës së prerë, përsa kohë ka vetëm masën e sigurisë, patjetër që mund ta drejtojë”, theksoi ajo.

Masat e dhëna deri në këto momente nga organet e drejtësisë për ish-kryeministrin, sipas avokates janë të duhurat.

“Në syrin e një avokateje ligji lë gjithmonë shumë vend për të interpretuar dhe vendimi lë gjithmonë shumë vend për të interpretuar, që do të thotë kjo që unë mund të shprehem për mendimin tim si avokatë, që domethënë se shumë avokatë të tjerë mund të jenë kundër, mund të jetë ndryshe”, tha ajo. “Unë mendoj se deri tani ka qenë çdo masë e duhur, sepse nuk ka qenë asnjë masë që e privonte atë si deputet”, tha ajo duke nënvizuar se ashpërsimi vjen për shkak të moszbatimit të masës së sigurisë”, shtoi ajo.

Sipas saj, ashpërsimi i masës së sigurisë nuk do të ishte i nevojshëm nëse do të kishte bashkëpunim me drejtësinë.

“Nëse do ishte zbatuar masa e parë, patjetër që s’do ishte e nevojshme të mbërrihej në një masë tjetër, deri në përfundim të hetimit të shumë akuzave”, tha ajo. “Jo kushtetues nuk mendoj se nuk kishte asnjë pikë, për atë si person dhe nuk i është shkeluar asnjë e drejtë ligjore”, theksoi ajo.

A është shkelur ligji kur masa e sigurisë u caktua gjatë kohës që Berisha gëzonte imunitetin e deputeti?

“Nuk është një shkelje sepse nuk iu privua e drejta e lirisë, pra atij iu kërkuar vetëm që të  paraqitet përpara drejtësisë, përpara organeve të drejtësisë dhe të zbatonte një masë që drejtësia i kishte vendosur”, tha ajo. “Edhe tek vendimi, të mos dalësh jashtë territorit të Shqipërisë pa një leje të posaçme, ç’ka do të thotë se ti ke gjithmonë një të drejtë si njeri për ta ushtruar të drejtën tënde apo edhe si deputet në këtë rast”, nënvizoi ajo. “Me shumë mundësi do të bashkëpunojë sepse në fund fare nuk është as në favor të zotit Berisha, pasi ai është shprehur se do të bashkëpunojë dhe do të jetë në krah të drejtësisë”

Kush do të jetë personi i kontaktit dhe a do të mundet ligjërisht që Berisha të drejtojë opozitën nga shtëpia?

“Patjetër që mund të ketë, një person më të besuar të tij, krahun e tij të djathtë, që me siguri mund ta ketë pasur edhe kur nuk ishte në këto kushte dhe mund të drejtojë edhe me delegim. Të delegojë funksionet që ai ka jo të gjithë drejtimin se do të ishte dorëzim”, tha ajo.

Nga se do ta privojë masa e sigurisë ish-kryeministrin dhe si do të monitorohet zbatimi i saj?

“Kanë një limit të caktuar sipërfaqeje le të themi jashtë territorit të shtëpisë që nuk mund ta shkelin. Patjetër që ruhen nga oficerë, sigurisht që duhet të kenë kontakt me oficerë të policisë për të raportuar mënyrën se si ata kanë vazhduar ta vuajnë këtë dënim. Sigurisht që privohen nga ccdo gëzim familjar le të themi, nuk mund të shkojë”, tha ajo duke theksuar se mund të jetë prezent në raste të humbjes së një të afërmi me leje të posaçme apo për çështje shëndetësore”, tha ajo. “Sepse gjatë gjithë kohës do të jetë nën monitorim, një apo dy oficerë do të jenë nën vëzhgimin e zbatimit të kësaj mase”, tha ajo duke theksuar se mund të ketë edhe një vëzhgim më të shtuar nga autoritetet, por pa e trajtuar ndryshe nga një qytetar i thjeshtë”, përfundoi avokatja.

Ajo theksoi se nëse Berisha do të ishte klient i saj do i sugjeronte të bashkëpunonte me drejtësinë, si e vetmja alternativë më e mirë në çdo rast, për çdo klient.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat