Kontrolli i naftës, radhë në doganë/ Procesi i analizave në Morinë shkakton pritje të gjata

Shqipëria

Kontrolli i naftës, radhë në doganë/ Procesi i analizave në Morinë shkakton pritje të gjata

Më: 26 dhjetor 2023 Në ora: 14:40
Foto ilustrim

Në pikën kufitare të Morinës janë krijuar rradhë të gjata të autobotëve me naftë.

Drejtuesit e mjeteve thonë se janë të detyruar të presin deri në 8 orë në doganë për shkak të analizave që i kërkojnë ti nënshtrohet nafta që eksportojnë.

Për drejtuesit e mjeteve të cilët transportojnë naftë drejt Kosovës, procesi i analizave  është  i panevojshëm pasi e gjithë procedura duhet të realizohet në  momentin e furnizimit  ose të cdoganimit dhe jo ne pikat kufitare.

Burime nga dogana thonë se ky proces ka nisur të kryhet prej disa muajve dhe është në vazhdën e operacioneve që është ndërmarrë nga Drejtoria e Pergjithshme e Doganave dhe udhëzimeve të përbashkëta të qeverisë shqiptare dhe asaj të Kosovës.

Procesi i zhdoganimit për këtë lloj produkti që transportohet në Kosovë kryhet në Durrës pranë doganës së Kosovës që është vendosur prej dy vitesh në portin kryesor të Shqiperisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat