Vula e PD-së, protestë para ambienteve të Gjykatës së Lartë/ Berisha: Kjo gjykatë është vegël e Ramës

Shqipëria

Vula e PD-së, protestë para ambienteve të Gjykatës së Lartë/ Berisha: Kjo gjykatë është vegël e Ramës

Më: 27 dhjetor 2023 Në ora: 09:52
Sali Berisha

Në ambientet e jashtme të Gjykatës së Lartë kanë nisur të mblidhen qytetarët për të protestuar teksa zhvillohet seanca për vulën e Partisë Demokratike. Deri më tani, protesta e thirrur nga krydemokrati Sali Berisha duket e qetë. Të pranishëm janë deputetë demokratë dhe po ashtu krydemokrati Sali Berisha.

Rruga është bllokuar nga protestuesit, por në kërkesën që është dorëzuar në Policinë e Tiranës nuk ka qenë e sanksionuar.

Sipas burimeve të policisë për gazetarin e Klan News, Besar Bajraktaraj, protesta do të zhvillohej në hapësirën e trotuarit, rreth parkut Rinia, pa penguar qarkullimin. Fillimisht është tentuar komunikim me përfaqësuesit e Rithemelimit përmes zv/drejtorit të Policisë së Tiranës, Luigj Vathi, sipas protokollit zyrtar dhe më pas vetë kryepolici Tonin Vocaj. Deri tani nuk ka dakordësi për hapjen e rrugës për të rikthyer qarkullimin.

Gjithashtu, gjatë ditës së sotme Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar pritet të vendosë sot për masën e sigurisë ndaj Sali Berishës, nëse do të ashpërsohet ose jo. SPAK ka kërkuar nga detyrim paraqitje masën e arrestit të shtëpisë ndaj ish-Kryeministrit Sali Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat