Zjarri në qendrën tregtare në Lushnje, prokuroria regjistron procedim penal

Shqipëria

Zjarri në qendrën tregtare në Lushnje, prokuroria regjistron procedim penal

Më: 27 dhjetor 2023 Në ora: 18:03
Foto ilustrim

Prokuroria e Fierit ka regjistruar procedim penal të shkatërrimit të pronës me zjarr në lidhje me djegien e qendrës tregtare “Metropol Center” në Lushnje.

“Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier informon publikun se për ngjarjen e ndodhur në qendrën tregtare “Metropol  Center”, lagjia “Çlirimi”, Lushnjë, ka regjistruar procedimin penal nr. 1846/2023, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, parashikuar nga neni 151 i Kodit Penal”, njoftoi prokuroria.

Prokuroria thotë se po kryhen hetimet në bashkëpunim të plotë me shërbimet e Policisë Gjyqësore të Policisë së Shtetit.

“Me administrimin e akteve procedurale dhe akteve të ekspertimit do të konkludohet mbi shkakun e rënies së zjarrit dhe vatrës fillestare. Prokuroria Fier është plotësisht e angazhuar për të zbardhur shkaqet e kësaj ngjarje me pasoja të konsiderueshme për pronën, shëndetin dhe sigurinë e shtetasve”, njoftoi prokuroria.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat