Si do të jetë moti në ditët e para të 2024?

Shqipëria

Si do të jetë moti në ditët e para të 2024?

Më: 31 dhjetor 2023 Në ora: 22:19
Ilustrim

Javën e parë të vitit 2024, do të kemi paqëndrueshmëri të temperaturave për shkak të depërtimit të masave ajrore të lagështa me origjinë jugperëndimore.

Moti do të jetë me alternime vranësirash mesatare deri të dendura si dhe kthjellime.

Reshjet e shiut do të jenë prezente me intensitet të ulët në pjesën me të madhe të vendit e lokalisht deri mesatar.

Reshjet e borës do të rikthehen në Alpe si dhe majat e maleve në verilindje gjatë ditës së Martë, me intensitet të ulët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat