Shisnin fishekzjarrë të kontrabanduara, vihen në hetim 2 persona në Vlorë

Shqipëria

Shisnin fishekzjarrë të kontrabanduara, vihen në hetim 2 persona në Vlorë

Më: 2 janar 2024 Në ora: 13:01
Foto ilustrim

Në Vlorë, 2 persona janë vënë nën hetim pasi janë konstatuar duke shitur mjete piroteknike të kontrabanduara. Policia ka sekuestruar kuti me fishekzjarrë dhe kapsolla me vlerë rreth 800 000 lekë.

Lidhur me këto vepra penale, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për këta 2 shtetas, konkretisht: E. H., 57 vjeç, dhe B. M., 63 vjeç, banues të dy në Vlorë.

Po këta 2 persona nuk janë të vetmit që përdorën mjetë piroteknike. Në natën e ndërrimit të viteve, qytetarë të shumtë përdorën fishekzjarrë.

Të shumtë ishin ata që i shisnin në ambiente të hapura, në kundërshtim me ligjin. Megjithatë, pas datës 1 janar nuk lejohen të përdoren më fishekzjarrë, ndaj masat e marra nga policia janë shtuar në orët e fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat