Aksident në Lushnjë, makina i pret rrugën mjetit me targa gjermane, dy të plagosur në gjendje të rëndë

Shqipëria

Aksident në Lushnjë, makina i pret rrugën mjetit me targa gjermane, dy të plagosur në gjendje të rëndë

Më: 2 janar 2024 Në ora: 20:28
Foto ilustrim

Përplasen dy mjete në aksin rural Kasht bardhë-Krutje.

Dy të plagosur në spital. Aksidenti në kryqëzimin e fshatit Qerret i vjetër. Mjeti tip fuoristrada me targa gjermane udhëtonte nga kashtbardha në drejtim të krutjes dhe mjeti tip Pasat me targa AA 384 jy i ka prerë rrugën në kryqëzim.

Nga përplasja të plagosur rëndë nën kujdesin e mjekëve dy shtetas banues në zonë. Drejtuesi dhe bashkë udhëtarët në fuoristradë pa probleme. Dy personat në Pasat përfunduan në kanal me mjetin.

Në vendngjarje policia e qarkullimit dhe zjarrfikësit e Lushnjes. Pritet ekspertiza e policisë për të saktësuar shkaqet e aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat