"Isuzi" përplas motorin, çifti i bashkëshortërve dërgohet me urgjencë drejtë spitalit

Shqipëria

"Isuzi" përplas motorin, çifti i bashkëshortërve dërgohet me urgjencë drejtë spitalit

Më: 2 janar 2024 Në ora: 21:12
Foto ilustrim

Një aksident ka ndodhur pasditen e kësaj të marte në aksin nacional Korçë-Bilisht në afërsi të fshatit Bitinckë.

Sipas informacioneve të para mësohet se një makinë tip "Isuzi" ka përplasur një motor me të cilin udhëtonin burrë e grua, Agron dhe Drita Hasaj.

Çifti ka mbetur i plagosur dhe u transportuan në spitalin rajonal të Korçës ndërsa ende nuk dihet gjendja e tyre.

"Më datë 02.01.2024, në aksin rrugor "Korçë-Bilisht", pranë fshatit Bitinckë, automjeti tip "Isuzi" me drejtues shtetasin Sh. L., ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin A. H., rreth 64 vjeç. Për pasojë ka marrë dëmtime ky i fundit dhe bashkëshortja e tij D. H., rreth 59 vjeçe, pasagjere në motomjet, të cilët po transportohen për mjekim në spitalin e Korçës", njofton policia.

Drejtuesi i automjetit u shoqërua për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat