Balla bën analizën vjetore të Ministrisë së Brendshme: Mbi 10 milionë shtetas të huaj vizituan Shqipërinë, po përgatitemi për sezonin e ardhshëm

Shqipëria

Balla bën analizën vjetore të Ministrisë së Brendshme: Mbi 10 milionë shtetas të huaj vizituan Shqipërinë, po përgatitemi për sezonin e ardhshëm

Më: 4 janar 2024 Në ora: 12:16
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla në një konferencë për shtyp bëri një analizë vjetore të MB-së, ku u ndal të sektori u turizmit.

Balla u shpreh se gjatë vitit 2023, 10.155.640 shtetas të huaj që vizituan Shqipërinë, ndërsa shtoi se MB po përgatitet për sezonin e ardhshëm.

“Lajmi më i bukur i vitit që mbyllëm nuk ishte vetëm shifra 10.155.640 shtetas të huaj që vizituan Shqipërinë, por çertifikimi ndërkombëtar i Shqipërisë sonë si një destinacion europian me bukuri natyrore, mikpritje të pakonkurueshme dhe siguri mbresëlënëse.

Sot mund ta themi me kokën lart dhe me krenari se Shqipërisë i është pastruar një herë e mirë imazhi i nxirë nga një e shkuar e rëndë shumëvjeçare.

Siguria publike gjatë vitit 2023, ishte një test i rëndësishëm pasi çertifikoi vendin tonë si një destinacion të sigurt turistik, me ZERO ngjarje kriminale të qëllimshme, ndaj jetës së turistëve të huaj të cilët zgjodhën Shqipërinë për të pushuar.”, u shpreh Balla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat