80 mijë turistë spanjollë vizituan Gjirokastrën në 2023, dominuan madrilenët

Shqipëria

80 mijë turistë spanjollë vizituan Gjirokastrën në 2023, dominuan madrilenët

Më: 4 janar 2024 Në ora: 16:39
Foto ilustrim

Përgjatë vitit 2023 qyteti i Gjirokastrës u vizituar nga rreth 80 mijë turistë nga Spanja, të cilët renditen të dytët përsa i përket interesimit për të vizituar qytetin e gurtë pas turistëve italianë. Edhe në këto ditë të para të vitit të ri përgjatë rrugëve të kalldrëmta ndesh turistë spanjollë, të cilët vizitojnë Pazarin tradicional, kështjellën dhe shtëpitë e gurta karakteristike.

“Unë jam nga Madridi, kryeqyteti i Spanjës dhe po vizitoj qytetin sepse ne i pëlqejmë turet turistike në këtë periudhë krahas verës. Shqipëria është një vend tërheqës sepse ka shumë pasuri të UNESCO-s  dhe mendoj se është interesante për ta vizituar”, tha një anglishtfolës.

“Edhe unë jam nga Madridi. Po e vizitojmë qytetin në këtë periudhë sepse  është një vend tërheqës për ta eksploruar në dimër , megjithëse disa herë moti ka qenë i vrenjtur sërish e kemi shijuar këtë tur ndërsa pamë godinat karakteristike , kështjellën. Kështu që është diçka e mrekullueshme”, tha një i ri në anglisht.

“Krahas vizitorëve të huaj dhe vendas është vënë re gjatë vitit 2023 një rritje e numrit të vizitorëve dhe turistëve spanjollë,  që ka qenë goxha i konsiderueshëm, kanë treguar interes kryesisht për qytetin e Gjirokastrës  për atë që përfaqëson qyteti i Gjirokastrës gjithë trashëgiminë kulturore  siç dihet Gjirokastra është një brend i UNESCO-s  dhe kjo i ka tërhequr edhe turistët spanjollë,  kurioziteti i tyre për të njohur më nga afër trashëgiminë kulturore të qytetit të Gjirokastrës,  arkitekturën e kështu me rradhë”, tha Besian Dida, guidë turistike.

Përgjatë vitit të kaluar Gjirokastra u vizitua nga rreth 300 mijë turistë një pjesë e të cilëve, duke përfshirë edhe vizitorët nga Spanja janë rikthyer dy dhe më shumë herë për të vizituar vlerat e trashëgimisë kulturore botërore, pjesë e UNESCO-s

“Kemi vënë re gjatë këtyre viteve që ka patur vizitorë të huaj jo vetëm ata që vijnë për herë të parë  por edhe turistë që janë rikthyer për herë të dytë apo për herë të tretë  pasi i kanë rekomanduar miqtë apo familjarët e tyre  që kanë qenë më përpara në qytetin e Gjirokastrës apo në Shqipëri dhe kanë qenë të kënaqur, nuk janë ndier të zhgënjyer dhe kanë shprehur dëshirën për tu rikthyer përsëri në Shqipëri apo në qytetin e Gjirokastrës”, tha Besian Dida, guidë turistike.

Tashmë sektori i turizmit është kthyer në promotorin kryesor të zhvillimit të ekonomisë lokale në rajonin e Gjirokastrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat