Abuzimi i 12-vjeçares nga i riu, Dragoti: Pse e ëma e vajzës është bashkëfajtore

Shqipëria

Abuzimi i 12-vjeçares nga i riu, Dragoti: Pse e ëma e vajzës është bashkëfajtore

Më: 6 janar 2024 Në ora: 17:56
Foto ilustrim

Sociologu Edmond Dragoti është shprehur se për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Pogradec, ku një 29-vjeçar ka abuzuar seksualisht me një 12-vjeçare, përgjegjëse është edhe e ëma e vajzës, e cila e denoncoi ngjarjen vetëm pasi u nda nga i ati i të riut, me të cilin bashkëjetonte.

Komentet Dragoti i bëri në një lidhje për Euronews Albania, ku tha se raste të tilla duhet të denoncohen që në fillim, sepse në të kundërt mund të përsëriten dhe të bëhen të vazhdueshme.

Ai tha se vetëm një përqindje e vogël e këtyre rasteve denoncohen, pasi sipas tij, shumica mbyllen brenda për brenda rrethit të personave pjesëmarrës.

“Kanë abuzuar e ëma, djali, bashkëjetuesi, i ati i djalit e me radhë. Shoqëria duhet të mbajë qëndrim në këto raste dhe Policia duhet të jetë më e qartë e më e sigurtë në veprimet e veta. Sepse ngjarje të kësaj natyre mbyllen shpesh brenda për brenda.

Fakti që e ëma ka denoncuar vetëm kur është prishur me babain e tij, tregon se edhe ajo nuk ka dashur të dënonconte. Sepse paragjykohen fëmijët dhe shkatërrohet e ardhmja e tyre në raportet shoqërore.

Ndërgjegjësimi duhet të jetë pikërisht në këtë pikë sepse raste të tilla duhet të denoncohen që në fillim, pasi mund të bëhen të vazhdueshme”, tha Dragoti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat