Kush është viktima e atentatit me snajper në Vlorë? Babai i tij ish-anëtar i bandës së "Gaxhait"

Shqipëria

Kush është viktima e atentatit me snajper në Vlorë? Babai i tij ish-anëtar i bandës së "Gaxhait"

Më: 8 janar 2024 Në ora: 08:37
Pamje nga vendi i ngjarjes

Zbardhen detaje nga ngjarja në Vlorë ku një 22-vjeçar u vra me snajper. Viktima është Gëzim Sinomati, i cili dyshohet se është ekzekutuar në kuadër të një zinxhiri të gjatë hakmarrjeje.

Ai është djali i Sokol Sinomatit, që njihet me nofkën “Buzderi”. Ai ka qenë pjesë e bandës në Gazmend Brakës i njohur si “Gaxhai”, në Vlorë.

Në mars të vitit 1997 si pasojë e disa zhvillimeve shoqërore e politike në qytetin e Vlorës janë hapur depot e ushtrisë dhe armët u morën nga civilët. Kështu, kur rendi dhe siguria publike nuk ekzistonin më, në qytet filluan të krijohen grupimet e para të personave të armatosur. Si pasojë edhe e hapjes së burgjeve në Shqipëri persona me precedent penal u lanë të lirë dhe filluan që të organizoheshin në grupe të vogla kriminale që më pas nga fundi i muajit Mars 1997 në Vlorë u grupuan në banda të armatosura dhe filluan të kenë ndikimin e tyre kryesisht në “mbrojtjen” e lagjeve apo të zonave ku ata kryesisht banonin, duke krijuar kështu zonat e influencës se tyre.

Në qytetin e Vlorës në atë kohë, filluan të ushtrojnë aktivitetin e tyre kriminal tre grupe. Më konkretisht grupi i Xhelitajve në Lagjen “Çentrale”, grupi i Zanit në Lagjen “Çole” si dhe grupi i “Gaxhait”. Gazmir Brakaj i njohur si “Gaxhai”, së bashku me anëtarët e bandës Armando Sulejmani “Çipuri”, Sokol Sinomati “Buzderi”, Edmond Leskaj, Gazmend Nebiu ose (Kakami) si dhe disa persona të tjerë, tashmë të vdekur apo të paidentifikuar në atë periudhë kishin rivalitet të hapur me Zani Çaushin.  

Sokol Sinomati është i dënuar për vrasjen e ndodhur në 3 janar të vitit 2000, ku gjatë një tentative për të ekzekutuar Sokol Nuho, ka qëlluar gabimisht Luigj Xhafën, kalimtar të rastit.

Sokol Sinomati është akuzuar për ngjarje të ndryshme kriminale, teksa dy vite më parë i vunë tritol makinës së vëllait të tij, Bernard Sinomati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat