Dhuna ndaj tre shqiptarëve/ Avokati zbulon si ndodhi ngjarja: Po shkonin në Gjermani për punë. Deputeti: Sulmet nuk janë raste të izoluara ndaj nesh

Shqipëria

Dhuna ndaj tre shqiptarëve/ Avokati zbulon si ndodhi ngjarja: Po shkonin në Gjermani për punë. Deputeti: Sulmet nuk janë raste të izoluara ndaj nesh

Më: 8 janar 2024 Në ora: 19:45
Ilir Çapuni

Deputeti Ilir Çapuni dhe avokati Besmir Murati kanë ndarë detaje nga dhunimi i tre shqiptarëve të shtunën në zonën e Herceg Novit.

Në një lidhje me “Ballkan Update”, Murati ka zbuluar gjithçka nga ngjarja hap pas hapi, duke theksuar se të djemtë jetonin dhe punonin në Gjermani, kur u dhunuan, fillimisht i sulmuan makinën dhe më pas agresorët të veshur me veshje ushtarake kamuflazhi i kanë grushtuar.

“Besoj që opinioni është njohur me rastin, por duhen cekur disa gjëra që po jepen në media dhe portale të ndryshme. Djemtë ishin duke udhëtuar me makinën e tyre për në Gjermani ku dhe punojnë dhe jetojnë. Ishin duke ecur me makinën e tyre jo me qetësi dhe sulmohen nga disa persona, pasi i sulmuan makinën dhe pasqyra e djathtë ishte shtrembëruar, Klodiani del dhe e sulmojnë. Ndërsa Azemi për të parë Klodianin del nga makina dhe e sulmojnë disa persona të tjera. Teksa shkoi për t’i ardhur në ndihmë Klodianit, ata i shtrijnë në tokë.

Djemtë nga Shqipëria të gjakosur vazhduan rrugën për të gjetur ambulancën e parë, më pas shkuan në spital dhe policia i shoqëroi në polici. Më pas përsëri në spital për të marrë trajtimet e duhura. Mirëpo, trajtimi mjekësor nuk ishte i duhuri”, tha ndër të tjera avokat Murati.

Ndërsa, deputeti Çapuni tregoi se ka pasur kontakt me kryeministrin e Malit të Zi dhe Ministrin e Punëve të Brendshme, te cilët kanë kërkuar që kjo ngjarje e rëndë të zbardhet menjëherë.

Sakaq, ai ka theksuar se kjo nuk është hera e parë që shqiptarët dhunohen në Malin e Zi, duke marrë shembuj të viteve më përpara.

“Pas reagimit tonë, ne kemi pasur kontakte me kryeministrin dhe ministrin e Punëve të Brendshme, të cilët kanë shprehur keqardhjen e vetë dhe kanë thënë se do të veprojnë në mënyrë direkte për të zbardhur çështjen. Për mua unë këtë e shoh si një dëshmi që distanca etnike në Malin e Zi ekziston. Kam arritur për të identifikuar sulmin ndaj ambasadës në vitin 2018 ku polici nuk ka reaguar fare. Gjithashtu, një tjetër rast është në 18 shkurt të vitit 2021, kur është sulmuar një autobus.

Pra, nuk është se këto sulme janë raste të izoluara ndaj shqiptarëve. Duhet gjetur një rrugë që dhe ne si shqiptarë që jemi kur shkojmë në këtë zonë të jemi të sigurt”, tha Çapuni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat